Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u pyet për foltoren e Ervin Salianjit që do të nisë nga sot pasdite në qytetin e Durrësit.
Kreu i PD-së e cilësoi takimin si private, dhe që nuk kanë lidhje dhe ndikim brenda partisë.
“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt, provat dhe pa asnjë lidhje me PD. PD është parti me statut, institucione e forume ka edhe do të ketë debatin, që do të jetë i hapur për cildindo anëtar e drejtues. Kushdo person tjetër për qëllime private, persnale, organizon takime i ka totalisht në interes të vetin dhe pa asnjë lidhje me partinë”, tha Berisha.
Më pas, i pyetur për përjashtimin e mundshëm të tij nga partia, ai tha: Këto janë veprimtari krësisht private dhe pa asnjë lidhje me PD. E them edhe njëherë janë në funksion të këtij apo atij interesi, mbetet për tu parë por PD ka forumet e saj, nga kryesia, këshilli kombëtar te seksioni, të gjitha kanë filluar të mblidhen për të bërë diskutim e analizë.