“Dosja ‘Rama-Mogherini’, shumë e rëndë”, Berisha thirrje Prokurorisë Publike Europiane dhe OLAF: Hetoni komunikimet e tyre!

3 Dhjetor 2025, 11:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha/ Federika Mogherini/ Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu u ka bërë thirrje Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, OLAF, të hetojnë komunikimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Federika Mogherinit, në lidhje me tenderin për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

Kryedemorkati ka treguar gatishmërinë e PD që të ndihmojë në zbardhjen e aferave të mazhorancës.

Dosja “Rama-Mogherini” është shumë më e rëndë se ajo e Kolegjit Europian. U bëj thirrje, Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, OLAF, të hetojnë marrëveshjen e fshehtë për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë. Të hetojnë emalit dhe komunikimet e tyre të koduara, SkyECC, Matrix, të vërtetuara që Rama i ka përdorur edhe më parë siç është rasti i McGonigal. U bëj thirrje të hetojnë aferat korruptive të Ramës dhe ministrave të tij. PD është gati të kontribuojë për zbardhjen e aferave”, tha ai.


Video