Sali Berisha nis turin e ri të foltoreve me qytetarët!

2 Dhjetor 2025, 15:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Partia Demokratike ka njoftuar se sot, në orën 18:30, do të mbahet foltorja e parë e turit të ri të takimeve publike, ku kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e Njësisë nr. 9 në Tiranë.

Takimi do të zhvillohet në zonën e ish-stacionit të trenit, ku pritet pjesëmarrja e banorëve të zonës dhe mbështetësve të opozitës.

Ky takim shënon nisjen e një seri foltoresh, të cilat kanë për qëllim rritjen e komunikimit të drejtpërdrejtë të drejtuesve të PD-së me qytetarët në terren.


Video