Foltore me diasporën/ Berisha 'hutohet' me foton e Ramës në IPAD, ngatërrohet (Video)

2 July 2022, 21:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foltore me diasporën/ Berisha 'hutohet' me foton e Ramës
Sali BERISHA

Në fjalën e tij të mbajtur me shqiptarët e diasporës teksa u mundua të konkretizonte argumentet e tij me shifra, Berisha pati disa momente ngatërresash. Teksa u përpoq të aksesonte grafikun, ish kryeministri në IPAD-in e tij kishte të ruajtur një foto të Kryeministrit Rama, gjë që më vonë  'e hutoi' dhe u ngatërrua dy herë, një 'gafë' që u ndodh shpesh krerëve të PD-së.

"Para zgjedhjes së presidentit, unë do përpiqem t'iu paraqes ju një grafik nëse teknologjia e bën të mundur të arrijë tek ju...'

Ky grafik tregon se, më falni, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 47% më pak, më në falni 48 % të pushteti vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 90, 91% të pushtetin në Shqipëri të ketë më shumë seç kishte, partia e pushtetit në vitin 1991 dhe pas përzgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%", tha Berisha.

Video nga shqiptarja:

 


Video