
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit online me shqiptarët e diasporës, komentoi legalizimin e drogës që do të bëjë Rama ndërsa nuk la pa përmendur edhe amnistinë fiskale.
“Droga është krim, krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën, nuk bën gjë tjetër veçse legalizon në një mënyrë apo tjetrën krimin që sjell ajo.
Në Shqipëri kanabisi që u mboll në vitin 2015 masivisht, krijoi miliarda euro dhe bëri që trafikantët shqiptarë të pushtojnë me ato para tregun e kokainës në vende te Amerikës Latine, dhe Shqipëria të bëhet jo vetëm prodhues kryesor i kanabisit në kontinent por dhe një hap ndër më kryesorët, i kokainës dhe drogave të tjera”, tha Berisha.
Personalitete të cilët jetojnë në Europë, SHBA, Kenia dhe Zelandë të Re:
Erisa Zykaj – Gazetare, Belgjikë.
Zekri Palushi – Mjek, Australi
Marko Kepi – Përfaqësues i Organizatës “Rrënjët e mia”, SHBA
Dritan Zagani – Ish-oficer policie në ekzil, Zvicër
Iva Grillo – Aktiviste – Irlanë
Erisa Bajaziti – Belgjikë
Daniel Nikolla – Student Ekselent – Britani e Madhe
Big Basta – Artist – Zelandë e Re