Veliaj fiton besimin e kryesisë për një tjetër mandat në Tiranë

1 July 2022, 19:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj fiton besimin e kryesisë për një tjetër mandat
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të drejtojë Partinë Socialiste të kryeqytetit dhe për katër vitet e ardhshme.

Veliaj ka marrë besimin e Kryesisë së Partisë Socialiste pasditen e sotme për të drejtuar socialistët e Tiranës.

Duket se rezultatet në zgjedhjet e fundit ku ka qenë dhe drejtues politik i qarkut, kanë bindur anëtarët e Kryesisë që të vijojë puna e mirë e bërë me strukturat dhe për 4 vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet parlamentare të një viti më parë, PS fitoi bindshëm dhe në ato që konsideroheshin si bastione të së djathtës duke siguruar 18 mandate në qarkun e Tiranës.

Veliaj e rikonfirmoi këtë rezultat dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ku si drejtues politik i qarkut, udhëhoqi socialistët drejt fitores në Vorë dhe në Rrogozhinë.

 


Video