“Babi Zenit turp të të vijë", Bardhi për vrasjen e "Pipit": Nuk jam si Berisha që nuk e njeh baxhanakun e tij

1 July 2022, 14:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Babi Zenit turp të të vijë", Bardhi për vrasjen
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas akuzave që ky bëri ndaj tij lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvani në Elbasan.

Në një reagim në Twitter, Bardhi thotë se Berisha duhet të presë përfundimin e hetimit që të kuptojë se ai nuk mohon askënd.

Postimi i Bardhit: 

“Babi Zenit” të pres me qetësi përfundimin e hetimit, dhe do kuptojë që unë as braktisë e as mohoj askënd. Ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit. Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!

 


Video