Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-këshilltarja e Lulzim Bashës dhe tashmë anëtare e AMA-s, Desada Metaj ka reaguar me ironi lidhur me sulmet që Sali Berisha po iu bën deputetëve të PD-së, të cilët deklaruan të prerë sot se nuk do t'i bashkohen protestës së 7 Korrikut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Metaj shkruan se përse Berisha shqetësohet për ca deputetë, kur pretendon se ka mbështetje popullore.
“Basha dha dorëheqjen, Berisha drejton opozitën dhe pretendon se ka mbështetje popullore.
Se kuptoj pse gjithë ky shqetësim për ca deputetë që kanë deklaruar se nuk do shkojnë në protestë?!
Nuk cënohet suksesi i protestës nga 25-30 pjesmarrës. Pak por e sigurt kjo”, shkruan Metaj në postimin e saj.