Nga trëndafilat, te telefonata e Spiropalit dhe "dhimbja e kokës" së ministres, çfarë nuk u pa në kamera (FOTO)

30 June 2022, 15:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga trëndafilat, te telefonata e Spiropalit dhe "dhimbja e
Momente nga Kuvendi

Këtë të enjte po mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend, ku po diskutohet për aktin normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit si dhe për rritjen e çmimeve ku është shoqëruar me debate të shumta.

Gjithsesi, jo të gjitha detajet janë kapur nga kamerat. Deputetët kanë gjetur në tavolinat e tyre nga një trëndafil në përkujtim të genocidit ndaj çamëve, ku kanë mbajtur dhe një minutë heshtje. Por, siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, deputeti demokrat Saimir Korreshi duket se nuk e lëshon trëndafili nga dora.

Një tjetër detaj interesant ishte dhe vendosja e dorës në kokë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cilat duket se nuk pajtohet aspak me deklaratat e deputetëve të opozitës. Më vonë, ajo shihet duke sqaruar dhe kolegët e saj ministra.

Disa detaje të tjera interesante ishin dhe telefonata e ministres Elisa Spiropali, nuk dihet se më kë, apo edhe debati mes Albana Vokshit dhe Klotilda Bushka.

Për më shumë, shikoni fotot e mëposhtme nga seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend.



Video