Rama tregon bisedën me Biden: Ka të bëjë me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

1 July 2022, 14:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama tregon bisedën me Biden: Ka të bëjë me 100 vjetorin e
Dalja për mediat

Kryeministri Edi Rama zbuloi disa detaje nga biseda që pati me presidentin amerikan Joe Biden, me të cilin u takua gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

“Unë jam i përfshirë në çdo bisedë edhe me ju, por thelbi është pak a shumë vlerësimi për Shqipërinë për rolin e Shqipërisë sidomos në KS.

Dhe nga ana tjetër biseda për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqë jemi në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA.

Nuk mund t’ju them më shumë detaje, por ky a qenë thelbi i bisedës. Të shohim nëse do të arrijmë të organizojmë diçka për 100 vjetorin kjo mbetet të diskutohet nga stafet sepse kështu u la”, tha ai.


Video