“Lërini kafenetë në Tiranë", Braçe thirrje administratës: Ejani të shesim shalqirin se u poq (Video)

2 July 2022, 18:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lërini kafenetë në Tiranë", Braçe thirrje
Erion Braçe

Erion Braçe i ka bërë thirrje administratës që të lerë zyrat me kondicioner në Tiranë, që ua paguajnë edhe bujqit dhe të shkojnë në Lushnje e Divjakë për të ndihmuar në shitjen e shalqirit për t’i bërë ballë lojës së pandershme të tregtarëve.

“Lërini kafenetë e kafetë në Tiranë; Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit; Ejani në fusha e ndihmoni, zgjidhni të shesin shalqinin!

Situata në Cermë të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, në anën tjetër, në Halilaj, Bubullime, Eskaj, Gjonas, Imshte, Kallm i Vogël e Kallm i madh;

Është dramatike! Nuk bëhet fjalë për çmimin, tani bëhet fjale për prodhimin mbetur në fushe e nën temperatura 39-40 grade, ka vetëm 6 ditë jetë; më tej zverdhet e kalbet!

Ejani atje e merruni me lojën! Cilën lojë? Atë të blerjes më të lire këtu-10 lekë e poshtë, nxjerrjes në Maqedoni e Kosovë dhe prej aty në gjithë Europën por me çmim 3-3 herë e gjysmë më të lartë! Është padrejtësi! Është turp”, shkruan Braçe.


Video