“Ethet” e pritjes në selinë rozë! Shtyhet vendimi final i Ramës për emrat e kryebashkiakëve

25 March 2023, 17:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ethet” e pritjes në selinë rozë! Shtyhet vendimi
Edi Rama

Partia Socialiste do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kryesinë në selinë e tyre në kryeqytet për të vulosur përfundimisht emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mbledhja ishte parashikuar në orën 17:00, por është shtyrë me dy orë të tjera për shkak të axhendës së kryeministrit që ndodhet në Vlorë.

Sot u zyrtarizua kandidati i Vlorës, Ermal Dredha, ndërsa në mbrëmje do të mësohen emrat e tjerë socialistë.

 

 


Video