Faktet britanike vs propagandës shqiptare/ Braverman, një foto dhe 30 fjalë, Çuçi, katër foto dhe 110+ fjalë

25 March 2023, 14:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Faktet britanike vs propagandës shqiptare/ Braverman, një foto dhe 30
Bledi Çuçi dhe Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman

Gjatë vizitës në Britani të Madhe, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është pritur nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman.

Këtë takim e ka komentuar me doza ironie politologu Afrim Krasniqi. Duke krahasuar publikimet në rrjetet sociale të Braverman dhe Çuçit për takimin, Krasniqi vë në dukje se ndërsa Braverman nxjerr faktet, Çuçi mjaftohet me propagandë.

“Ajo 1 foto, 30 fjalë, kthim 100% të atyre që arritën nga deti në UK. Ai 4 foto, 110+ fjalë, flet për fenomene transnacionale, kërkon amnisti, punësim & lëvizje sezonale & rrugë legale për emigrimin. Ndryshoji ju, jo ne! Ndalim emigrimi? Jo. Se kemi problem? Kontrast: fakte vs PR”, shkruan Krasniqi në Twitter.


Video