Beteja e klaneve për Bashkinë e Selenicës, Rama merr në provim dy kandidatët (FOTO)

25 March 2023, 16:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beteja e klaneve për Bashkinë e Selenicës, Rama merr në
Beteja e klaneve për Bashkinë e Selenicës, Rama merr në provim dy kandidatët

Partia Socialiste ka zgjidhur dilemat për bashkinë që konsiderohet bastion i tyre, atë të Vlorës.

Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS-së për Vlorën.

Kandidatura e tij është zgjedhur nga Asambleja Socialiste në një votim të fshehtë ku përballë tij kandidati tjetër ishte ish-deputeti Fate Velaj e ku i pranishëm si në asnjë bashki tjetër ishte vetë kryeministri Edi Rama.

Rama, i sapoardhur nga Londra, ashtu siç iu deklaroi javën e shkuar deputetëve në mbledhjen e grupit, donte të fliste vetë me bazën socialiste për kandidatin për kryebashkiak. Kjo dhe për shkak të temperamentit që karakterizon anëtarësinë e kësaj dege e që vetë kryeministri e vë në dukje sa herë i jepet mundësia e që ai e di më mirë se çdokush sepse ka qenë deputet i Vlorës për dy mandate.

E ndërsa problemi i Vlorës është zgjedhur, Edi Rama synon të zgjedhë edhe betejën për Bashkinë e Selenicës, pasi ka një luftë nën rrogoz mes Blendi Klosit dhe Vullnet Sinajt.

Burime të Vox News thonë se Klosi dëshiron si kandidat nënkryetarin e Bashkisë së Himarës, Dhimitër Kapaj, ndërsa Sinaj lobon për kryetarin e PS për Selenicën, Nërtil Bellaj.

Beteja e klaneve për Bashkinë e Selenicës, Rama merr në

Në këtë mënyrë, ashtu si në Vlorë, Rama ka zbritur vetë në terren duke takuar dy kandidatët dhe për të dëgjuar alternativat e tyre, sicc duken dhe në fotot e siguruara nga Vox News.

Më pas, Rama ka zhvilluar një takim edhe me Klosin dhe Sinajn. Burime të Vox News pohojnë se vendimi final për kandidatin e Bashkisë së Selenicës do ta marrë kryesia e Partisë Socialiste në Tiranë./ Vox News


Video