Edhe Salianji nuk e beson dorëheqjen e Bashës: Shpresojmë që të mos jetë një truk

21 March 2022, 18:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Edhe Salianji nuk e beson dorëheqjen e Bashës: Shpresojmë që

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se dorëheqja e Bashës nga kreu i kësaj partie ishte një akt i mirëpritur, por i vonuar. Po ashtu, Salianji u shpreh se shpreson shumë që akti të mos jetë vetëm një truk.

 “Kjo ishte një zgjidhje momentale. Dorëheqja ishte një akt i mirëpritur, por i vonuar nga ana e kryetarit të deritanishëm të Partisë Demokratike. Ne sigurojmë demokratët që ne si deputetë do të jemi këtu për të siguruar që në vijimësi rruga e Partisë Demokratike të jetë një rrugë drejt bashkimit dhe ripërtëritjes dhe bërjes konkurruese. Shpresojmë që ky akt të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që PD të mos ripengohet nga truqet e ndryshme për të sjellë të njëjtin përfundim”, tha Salianji.

 


Video