Dorëheqja e Bashës, kush do ta drejtojë tani PD-në?

21 March 2022, 17:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dorëheqja e Bashës, kush do ta drejtojë tani PD-në?

Lulzim Basha dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Por kush do ta drejtojë partinë më të madhe të opozitës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri?

Sipas nenit 46 të statutit të PD-së, drejtimin e selisë blu deri në zgjedhjen e kryetarit te ri e merr njëri nga nënkryetarët.

Duke qenë se Grida Duma dhe Agron Gjekmaraj kanë dhënë dorëheqjen, drejtimin e partisë e merr ose nënkryetarja Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibeaj.

Si Tabaku dhe Alibeaj qëndruan besnikë të Bashës, edhe pasi i gjithë grupi parlamentar i doli kundër.

Dorëheqja e Bashës, kush do ta drejtojë tani PD-në?

 

 


Video