“Rritja e çmimeve është psikologjike”, Rama me pelerinë 3 mijë dollar në supermarket

21 March 2022, 09:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rritja e çmimeve është psikologjike”, Rama me
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, pasi la administratën shtetërore dhe shkollat 4 ditë pushime, dje bashkë me ministrat dhe deputetët zbriti në terren për të sqaruar rritjen e çmimeve. Së bashku me ministren Delina Ibrahimi Rama ishte në supermarketin e lagjes dhe në një furrë buke.

Duke bashkëbiseduar me shitësen e furrës së bukës, Rama tha se rritjet e çmimit janë thjesht psikologjike, pasi njerëzit janë në stres dhe kanë shtuar blerjet e tyre.  Por ajo që ra më shumë në sy ishte veshja e kryeministrit Rama, e cila kishte një lloj stilimi të veçantë që tërhiqte vëmendje.

Mediat shkruajnë se kjo lloj veshje dyshohet se është më shumë se 6 rroga mesatare në Shqipëri. Nga disa postime të qytetarëve nëpër rrjetet sociale e njëjta veshje që mban kryeministri Rama kushton mbi 3 mijë dollarë, nga firma Yamamoto.

“Rritja e çmimeve është psikologjike”, Rama me


Video