Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë janë penalizuar pasi është konstatuar se abuzonin me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë.
Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.
“Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare” shkruan kryeministri ndërsa njofton fushatën që do të nisë.