Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet statutore të Lulzim Bashës

18 March 2022, 14:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet statutore të Lulzim
Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet statutore të Lulzim Bashës

Gjykata e Tiranës ka njohur statutin e propopzuar më 17 korrik nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas avokatit të Bashës, Indrit Sefa, ditën e sotme Gjykata ka regjistruar ndryshimet e bëra staturore në Partinë Demokratike në Kuvendin e 17 Korrikut 2021.

Kujtojmë se ka qenë vetë kryetari i PD Lulzim Basha ai që ka depozituar kërkesën para togave të zeza të kryeqytetit, për disa ndryshime në Statutin e forcës politike që ai drejton.

Në këtë Kuvend Partia Demokratike ka qenë e bashkuar dhe nuk ka patur përçarje mes kryetarit të PD-së Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.


Video