Aleanca me Berishën/ Partitë Socialiste Evropiane 'përjashtojnë' Ilir Metën, i anulojnë vizitën në Gjermani

6 October 2022, 14:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aleanca me Berishën/ Partitë Socialiste Evropiane

Mediet shkruajnë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte planifikuar udhëtimin në Berlin, por sot ka mbërritur me email njoftimi i anulimit të ftesës.

"I dashur Ilir,Faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres.

Kongresi i PES pret prezantime nga parti progresiste për të shpërndarë vizionin e tyre për politikat Europiane që janë të bazuara në vlerat tona thelbësore, demokracia, liria, barazia, paqja dhe drejtësia. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju luten kini parasysh që nuk ishte një vendim i lehtë”, thuhet në mesazh.

 


Video