'Do të bëj ‘live’ operacion fytyrën dhe trupin', Monika Kryemadhi: Dua të shtoj klikimet si këto gocat e reja (Video)

6 October 2022, 12:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Do të bëj ‘live’ operacion fytyrën dhe
Monika Kryemadhi

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e djeshme, teksa ka folur për paditë e ngritura në SPAK ndaj saj dhe familjes së saj, njëra prej të cilave është për ndërhyrjet estetike me para të padeklaruara.

Kryemadhi tha se nuk i frikësohet SPAK-ut, ndërsa deklaroi në "Ora News" se do t’i bëjë “live” operacionet për fytyrën dhe trupin që të marrë klikime si vajzat e reja.

“Do t’i bëj operacionet plastike, nëse do të jetë nevoja. Rama dhe Veliaj edhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve.

Video e marrë nga Ora:

Merren me fytyrën time. Ditën që do të bëj operacion fytyrën dhe trupin, do t’i bëj “live” që të marr dhe unë disa klikime si këto vajzat e reja.

Gjëja më e shëmtuar e gjithë kësaj është se nuk kanë argument politik, unë i di të gjitha se çfarë bëjnë, ku shkojnë, por unë nuk merrem me ta. Mua nuk kanë se çfarë më bëjnë më”, theksoi ajo.


Video