Alibeaj flet pas takimit me Begajn: Zgjedhjet lokale të bëhen një orë e më parë

5 October 2022, 19:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alibeaj flet pas takimit me Begajn: Zgjedhjet lokale të bëhen një
Enkelejd Alibeaj

Zgjedhjet vendore të vitit 2023 të mbahen një orë e më parë. Kështu është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, pas takimit në Presidencë me kreun e Republikës, Bajram Begaj mbi diskutimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Alibeaj tha se për të nuk kishte rëndësi data për aq kohë sa procesi i zgjedhjeve bëhej sa më shpejt. Ai bëri me dije se i ka kërkuar presidentit Begaj të flasë dhe mbi reformën territoriale.

"Ajo se çfarë i thashë Presidentit të Republikës është që sa i pëket datës se kuur zgjedhjet do të mbahen. I sugjerova presidentit që të jenë një datë sa më herët brenda 15 prillit dhe 15 majit sepse duhet që partitë një orë më parë t’i japin shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur.  Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve. I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do flasë i kërkova që ky mendim mos të bëhet pengesë për reformën territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 1 tetor." u shpreh Alibeaj.

I pyetur nga gazetarët se më herët ishte ftuar në presidencë edhe Oerd Bylykbashi nga Rithemelimi, Alibeaj u shpreh se ai është ftuar si përfaqësues i PD-së.

"E pyeta presidentin dhe ai më tha që më ka ftuar në përfaqësuesin e PD-së. Pastaj presidenti mund të thërrasë kë të dojë në presidencë. Të tjerat mund t’i nxirrni vetë pastaj." tha Alibeaj.


Video