Berisha apo Alibeaj? Apeli: Në 3 nëntor vendoset fati i vulës së PD-së

5 October 2022, 15:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha apo Alibeaj? Apeli: Në 3 nëntor vendoset fati i vulës

Gjykata e Apelit ka caktuar datën për çështjen e Partisë Demokratike. Bëhet me dije se çështja e PD lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit të datës 18.03.2021 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, do të gjykohet më 3 nëntor të këtij viti,

Njoftimi i plotë

 Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Ne date 3 Nentor 2022, ora 10:30, do te gjykohet ceshtja me kerkues Partia Demokratike e Shqiperise, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit  date 18.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi. P.s. kjo ceshtje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2021.


Video