"Do përgatisim ligjin, demokraci brenda partive", Berisha: Socialistë të detyrojnë deputetët ta votojnë

14 December 2022, 18:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do përgatisim ligjin, demokraci brenda partive", Berisha:
Sali Berisha

"Po përgatisim një ligj që detyron partitë të respektojë normat bazë të demokracisë" Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, duke iu referuar zgjedhjeve brenda forcave politike.

Berisha iu bëri thirrje socialistëve që të detyrojnë deputetët e tyre ta votojnë këtë ligj, ose dop jetë i pari ligj që do miratohet kur të vijë PD-ja në pushtet.

"Partia Demokratike ngjason me një ishull ku drita e votës përcakton dhe ndriçon. Jashtë saj është terri i shpellës më i zi se kudo me partinë e krimit dhe drogës me në krye Edi Ramën. Aty nuk votohet, aty diktojnë banda dhe krimi. Dhe mund të them me bindjen më të plotë se ajo parti në këtë formë është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Është një potencial për transfigurime në çdo variant anti demokratik.

Ftoj anëtarët e kësaj partie të mos pranojnë këtë diktat të një njeri që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë se nuk do të jetë e largët dita kur do të ndihen të damkosur në shoqërinë shqiptare. Asgjë dhe askush nuk duhet t’u mohojë atyre të drejtën e votës. Shqiptarët janë ata që e pësuan më shumë se çdo komb tjetër në Europën e pas luftës delegimin e ndërgjegjes. Është dorëzim para krimit, drogës dhe mafies. Dhe ajo sjell vetëm të zeza për PS dhe vendin, anëtarësinë e saj. U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë Edi Rama vendosi nenin sipas të cilit për kryetarin nuk votohet.

Kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai u hoqi ju të drejtën të votoni edhe për të gjitha forumet e tjera. Një ligj do të përgatitet sa më shpejt, i cili do të detyrojë çdo parti politike, të respektojë normat bazë të demokracisë në jetën e saj. Ky ligj u miratua nga Bundestagu gjerman, pas daljes nga diktatura naziste dhe ky ligj ka detyruar forcat politike të harkut kushtetues të Gjermanisë, në jetën e tyre të brendshme të zbatojnë standardet demokratike. Uroj që anëtarët dhe simpatizantët e PS-së të detyrojnë deputetë e tyre të votojnë këtë ligj, përndryshe i garantoj se ligji i parë që do të votohet pas fitores së PD-së, do të jetë ky ligj dhe se çdo forcë politike që nuk e zbaton atë do të dalë jashtë ligjit, cilado qoftë ajo." tha Berisha.


Video