'Kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambasada', Rama i vendos kufirin Yuri Kim

14 December 2022, 11:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambasada', Rama i vendos
Në foto: Edi Rama dhe Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të ndalen lajmet se mes tij dhe ambasadores Yuri Kim ka një krisje dhe shprehu dakordësi të plotë me deklaratat e saj për një përzgjedhje të drejtë të kreut të SPAK.

Rama shkruan në Twitter se kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria, as ambasada e as ndonjë institucion tjetër, por Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kryeministri gjithashtu i bën thirrje KLP-së të mos influencohet nga asgjë, veçse profili dhe performanca e kandidatëve.

“Jam plotësisht dakord me ambasadën amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama në Twitter.


Video