Tre versione për 1 muaj/ Bardhi publikon videon: Si mashtroi Rama dhe Balluku për aferën e Portit

13 December 2022, 15:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre versione për 1 muaj/ Bardhi publikon videon: Si mashtroi Rama dhe
Balluku dhe Rama

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka nxjerrë me zë dhe me figurë mashtrimet e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama për projektin e Porti të Durrësit.

Bardhi ka nxjerrë një video ku shihet se kryeministrit Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku kanë dhënë tre versione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano në harkun kohor të 26 ditëve. Ai shkruan se është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori.

Reagimi i plotë:

Qeveria ka mashtruar Parlamentin. Një akt i rëndë dhe i paprecedentë.

Rama-Balluku përgënjeshtrojnë vetveten dhe në më pak se 1 muaj kanë thanë 3 opsione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano.

1. Do ta financojë plotësisht Autoriteti Portual Durrës. Nuk do të jetë koncesion apo PPP.
2. Do ta financojë Autoriteti dhe qeveria.
3. Do të jepet me PPP. 46% qeveria, 54% privati.

Kështu do të ndryshojë edhe financimi për aferën e portit të Durrësit. Nga “Emaar” tek “Alabar” dhe më pas nuk dihet ku do të përfundojnë. Ky është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori.


Video