Deputetja e PD: Qeveria ka braktisur kryeqendrën e veriut, e kanë lënë të izoluar

13 December 2022, 09:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputetja e PD: Qeveria ka braktisur kryeqendrën e veriut, e kanë

Deputetja e PD për qarkun e Shkodrës ka marrë fjalën e saj në Kuvend, ku ka kritikuar qeverinë për mungesë transparence. 

Greta Bardeli Gjoni ka ngritur edhe problematikat e qytetit të saj, ku denoncon kushtet e vështira të spitaleve të Shkodrës, varfërisë etj...

Fjala e deputetes në Kuvend

Projekt-ligji i paraqitur sot nga Qeveria vuan nga i njejti virus qe nuk ka vaksine qe e sheron!

-Mungesa e transparences, meraku i madh qe ka qeveria e korrupsionit qe deputetet dhe permes tyre publiku te mos njihen me gjithe te dhenat qe duhet te shoqerojne projektin perkates!
-Nuk eshte hera e pare qe ne komisione e ketu ne kuvend deputetet e opozites se pari ngrene zerin per keto ceshtje:
-Mungon nje relacion i detajuar mbi procesin e vaksinimit te popullsise!
-Nuk ka shpjegim per cilat arsye do te behet ky rialokim!
- Nuk specifikohet sa eshte numri i dozave qe rialokohen!
- Nderkohe qe shqiptareve Ju eshte deklaruar ne fillim te vitit nga Qeveria se ishin ne dispozicion 2 milion doza, ndersa vazhdojme te blihen perseri e perseri!
- Kuvendi ka te drejte te informohet nese ky rialokim eshte apo jo per efekt te afateve te skadences!
- Sa eshte sasia e dozave te vaksinave te aplikuara per qytetaret deri ne Tetor 2022?
- Sa eshte numri i dozave te blera nga Pfizer dhe sa jane mare deri tani ne dorezim?
- Sa eshte numri i stokut te vaksinave te patrajtuara deri ne Tetor te ketij viti?
- A jane kontraktuar kompani te tjera prodhuese per nevoja te mundshme per vitin e ardhshem, dhe nese po cilat jane keto kompani?
- Shqiptaret duhet te kene informacionin e plote, eshte e drejta e tyre kushtetuese per nje proces qe lidhet drejteperdrejte me shendetin, sikurse eshte tejet e rendesishme te dijne si shpenzohem parate publike!
Te nderuar kolege ,
- Ju ftoj te beni nje vizite ne Spitalin e Shkodres, te shihni repartet e spitalit. Pamje te denja per veprat Migjeniane!
- Shkodra dhe qytetaret e saj nuk e meritojne kete sjellje.E braktiset kryeqendren e veriut e late te izoluar nga pjesa tjeter e vendit me nje rrugice “kombetare” pa asnje standart nga Lezha ne Shkoder, ku aksidentet me plagosje dhe vdekje nuk ndalen!
-Nderkohe nuk nguroni per te cuar rruget e pistat e helikoptereve ne vilat e klienteve tuaj. Nuk e mbani doren per ta me parate e shqiptareve!
-Hyrja e Shkodres, e premtuat ne fushate po e harruat me shpejt se e thate!
-Uren e vjeter te Bunes e late aty te shkaterruar nga permbytjet ndersa njerzit pa demshperblim!
-Ura aktuale mezi mbahet ne kembe!
- Bypasin e late ne mes, ne drejtim te paditur!
- Shkodra ja u njeh hipokrizine, mashtrimin dhe hajduterine,ndaj ju refuzon!
Te nderuar qytetare,
- Eshte e qarte se qeveria dhe kryeministri i dhunes nuk duan te flitet per keto ceshtje ne Kuvend!
- Qeveria e oborrit e do kete vend pa demokraci funksionale, pa opozite aktive, pa fjalen e lire dhe pa voten e lire!
- Ata jane arkitekte thellimit te varferise dhe papunesise, shpopullimit masiv, korrupsionit, krimit te organizuar edhe brenda institucioneve!
- Padroni i oborrit qeveritar, miku i ngushte i Vucicit te pabese, eshte direkt arkitekt, frymezues dhe organizator i tritolit publik, i dhunes fizike ndaj udheheqesit te opozites!
- Gabohen qe mendojne qe dhuna mund te tremb dhe t'i ndal shqiptaret!
- Nuk jeni ju te derguarit e Zotit qe e mendoni pushtetin te perjeshtshem!
-Shqiptaret jane te bekuar nga Zoti dhe ata meritojne qeverisje te drejte per ta, qe u jep dinjitet, te drejta sociale, shendetesi e arsim cilesor, sundim te ligjit dhe demokracise, shpresen per te besuar te nje vend qe nuk eshte piktura e kryeministrit, por dielli i Zotit dhe i shqiptarise!


Video