Hotelet e paguara nga Zoto/ Akuzat mbi Arben Ahmetajn, reagon Taulant Balla

12 December 2022, 14:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hotelet e paguara nga Zoto/ Akuzat mbi Arben Ahmetajn, reagon Taulant Balla
Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një prononcim për gazetarët është pyetur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Balla tha se nuk komentojnë çështje që janë në hetim, ndërsa u kërkoi medias që të respektojë pavarësinë e prokurorisë.

‘Kuvendi ka dhënë mendimin e vetë në Komisionin e Posaçëm. Qëndrimi i është dhënë SPAK. Nuk është imponuese por është një opinion. Media duhet të respektojë pavarësinë e prokurorisë. Drejtësia do ti shkojë deri në fund kësaj çështje.

Çdo ndërhyrje nga ana jonë nuk i bën mirë pavarësisë. Mendoj që duhet të lemë drejtësinë të bëjë punën e vet. Është pushteti i medias nuk është i pakufizuar. Nuk komentojmë çështje që janë në hetim. Kur ngrihet një akuzë, çoja prokurorisë gjykatës që ta hetojnë. Ky duhet të jetë standardi’, tha Balla.

Kujtojmë se dy prokurorët e dosjes së inceneratorëve kanë shkelur tre herë ligjin me fshehjen e të dhënave që mund të inkriminonin ish-ministrin Arben Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve.

Në kallëzimin penal të paraqitur në SPAK nga ana e gazetarit Adriatik Doçi, listohen të gjitha shkeljet që së bashku me shkeljet e ligjit nga ish-ministri Ahmetaj, bëhen gjithsej shumë vite burgim që rrezikojnë të tre.

Vepra e parë penale që ata kanë kryer është ajo e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, parashikuar në nenet 25 dje 248 të kodit penal. Dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi kanë patur në dorë fakte që tregojnë se i kërkuari nga SPAK Klodian Zoto kishte bërë pagesa hotelesh për udhëtimet e ish ministrit Arben Ahmetaj.

Këto fakte ata nuk i kanë marrë parasysh duke marrë të pandehur në çështjen e inceneratorëve ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe drejtuesit e kompanisë së inceneratorëve, por jo ish-ministrin Ahmetaj.


Video