Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me dënimin e muzikantit Boiken Lako, pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, të cilën do e kthente studion e tij muzikore.
Gjatë një konference për shtyp, ai e konsideroi të paprecedentë dënimin, pasi nuk pranoi t’i bënte këngë socialistëve. Berisha shprehu solidaritetin dhe dënoi me ashpërsinë më të madhe këtë vendim.
“Një akt i pashembullt i paprecedentë, një urrejtje e neveritshme e Edi Ramës ndaj një njeriu, një këngëtari të mirënjohur, i cili për fajin e vetëm se nuk pranoi t’i thurë këngë “mbretit” të Milva Konomit, “Skënderbeut” të Spiropalit, “Zeusit” të Bilalit.
Gjetën ta dënojnë me 3 vite burg sepse paska hapur një dritare pa leje, ndërkohë që bëhen pallate shumëkatëshe pa leje. Kjo është dëshmi e shndërrimit të sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit dhe hakmarrjes primitive ndaj një këngëtari kaq të dashur për shqiptarët”, u shpreh Berisha.