Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një foto ku shfaqet me flamurin amerikan. Fotoja duket se është realizuar gjatë fushatës së një viti më parë.
Postimi i tij vjen pas përplasjes së “Rithemelimit” me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Kjo e fundit takoi Enkelejd Alibeajn dhe e quajti atë kryetarin në detyrë të PD-së.
Sakaq, në postimin e tij në Facebook, Paloka me ironi shkruan se ata besojmë te parimet e demokracisë dhe jo te ata që në emër të tyre i shkelin.
“Si sot një vit më parë. Ne besojme tek parimet e demokracisë dhe drejtësisë , jo tek ata që “në emër të tyre”, i shkelin ne çdo hap qe hedhin!” shkruan Paloka.