Presidenti Ilir Meta bëri sonte disa deklarata me tone shpërfillëse ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin tha se e tradhtoi në kauzat e tij.
“Presidenti ishte i minuar dhe nga lidershipi i opozitës dhe i minuar edhe nga ish-partia e tij, që me ose pa dashje me tradhtoi duke mos më mbështetur në të gjithë idetë dhe qëndrimet e mira si President”, tha Meta në Syri TV, duke shtuar se vendi i tij pas lënies së mandatit në korrik do të jetë në opozitë.
“Një nga angazhimet e mia në të ardhmen do të jetë që qytetarët të flasin nëpërmjet referendumeve dhe jo nëpërmjet “Këshillimeve”. Më 25 korrik 2022 opozita do ridimensionohet. Opozita ka qenë e kapur dhe e shitur. Ndaj ndodhi ajo qe ndodhi me 25 prill.
Madje e kam paralajmëruar me herët: Pse me këtë kecin (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën?”, u shpreh Meta.