Rama mbledh ministrat dhe deputetët tek Vila 30

8 April 2022, 09:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mbledh ministrat dhe deputetët tek Vila 30
Rama mbledh ministrat dhe deputetët tek Vila 30

Një ditë para mbajtjes së Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët tek vila 30 mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se nesër më 9 prill Partia Socialiste do të mbledhë kongresin, që duket se do të ketë një mënyrë ndryshe nga ato që janë zhvilluar më parë.

Kongresi i PS-së nuk do të jetë i vendosur vetëm tek Pallati i Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryeqytetit dhe pjesë e tij do të jenë edhe qytetarët. Ndërkaq më parë kreu i PS-së, Rama ka komentuar se në këtë kongres nuk do të ketë ndryshime në qeveri.


Video