Legalizimi i Kanabisit, Berisha: Rama po legjitimon krimin dhe vrasjet

8 April 2022, 13:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Legalizimi i Kanabisit, Berisha: Rama po legjitimon krimin dhe vrasjet
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas njoftimit të kreut të qeverisë Edi Rama se do të legalizohet kultivimi i kanabisit për përdorim mjekësor.

“Sot jam këtu për vendimin absolutisht të dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët që Edi Rama po merr për legalizimin e kanabisit. Ky vendim është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimin e të rinjve dhe popullatës.

Dhunimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe të identitetit të shqiptarëve e reputacionit të tyre. Unë në formimin tim si mjek por edhe si politikan kam lexuar gjerësisht për kanabisin, jam i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime apo nënproduktet e tjera përdoren për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit, dhimbjeve, dhe rrethanave të tjera.

Në këtë kontekst të dhëna nga mjeku nuk kam ndonjë kundërshtim, por studimet e gjera të universiteteve me prestigjoze të botës dhe të fundit kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit”, tha Berisha.


Video