Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Tiranës i ka refuzuar kërkesën Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" më 6 Dhjetor, të njëjtën ditë kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Sipas Policisë, protesta në atë vend atë ditë pengon zhvillimin normal të Samiti dhe përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare dhe atë publike.
Në dokumentin që i është drejtuar PD-së, janë përcaktuar të gjitha rrugët në Tiranë, brenda perimetrit të sigurisë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, teksa zhvillimi i protestës lejohet jashtë perimetrit të sigurisë.
Mbetet për t'u parë nëse PD do të zgjedhë ta bëjë protestën jashtë qendrës së Tiranës, apo do veprojë në kundërshtim me Policinë.
DOKUMENTI