Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur i gëzuar pas tre vendimeve të sotme të Qeverisë sa i përket bujqësisë, për të cilat ai ka ngritur zërin në Kuvend dhe kudo.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Braçe shprehet se këto vendime mund të ishin marrë më herët, por është ende në kohë.
"Jam shumë i gëzuar realisht për vendimin e sotëm të kryeministrit Rama dhe të Qeverisë dedikuar bujqësisë, janë tre në një. Natyrisht është gjëja e duhur që duhej bërë, madje duhet të ishte bërë edhe më herët, por unë mendoj se jemi në kohë." thotë Braçe.
Krahas videos, Braçe shkruan se betejat ed drejta për politikat e majta ja vlejnë, teksa shton më tej se tani mezi pret që fermerët të bashkohen e të mbjellin grurë me hektarë të tëra.
Postimi i Braçes:
BETEJAT JA VLEJNE;
ME BESONI, BETEJAT JA VLEJNE!
Edi RAMA e QEVERIA sot:
1. 30 MIJE LEKE|300 EURO PER HEKTAR ME GRURE TE PRODHUAR;
2. 500 MILION LEKE|GATI 5 MILION EURO ME SHUME PER NAFTEN FALAS PER BUJQIT;
3. 40 LEKE/LITER PER NAFTEN E PESHKIMIT.
JAM PAAAAFUUUUND I GEZUAR!
Jo per vete, UNE KETE PUNE KAM E LUFTEN E KAM MENYRE JETESE;
Jam i gezuar per POPULLIN E BUJQESISE;
Ata qe merren me drithin mbi te gjitha!
Nje pyetje kam per ta;
E SHIHNI QE BETEJAT PER POLITIKAT E DREJTA E TE MAJTA, VLEJNE?
VLEJNE!
Tani mezi pres te bashkoheni e mbillni grure me hektare te tera-DO PAGUAJME NE; te plugoni edhe me shume se vjet-DO PAGUAJME NAFTEN NE!