
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës së tij me mediat është pyetur se si u ndje një ditë më parë që nuk ishte i ftuar në një organizim të zhvilluar nga ambasada amerikane me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Berisha deklaroi se ishte i nderuar që nuk ishte pjesë e një organizimi të tillë krah figurave si Edi Rama dhe Taulant Balla.
Duke ironizuar përqafimin e Taulant Ballës me Edi Ramën mbrëmjen e djeshme në koncertin në sheshin Skënderbej për 100 vjetorin e miqësisë Shqipëri-SHBA si dhe për hapjen e negociatave me BE-në,
“Më lejoni që të falënderoj ata qindra punonjës rrogëtar, që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert po thuajse funebër, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin duke u përpjekur si gaztor për të kompensuar braktisjen masive që kishte bërë administrata”, tha Berisha.