Berisha sapo vërtetoi se ai e ka pasur dosjen e Ilir Metës

29 July 2022, 13:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha sapo vërtetoi se ai e ka pasur dosjen e Ilir Metës
Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sot çështjen e dosjes së sigurimit, e cila lidhet me ish-presidentin e vendit Ilir Meta.

Berisha tha se gjithçka është një përpjekje për të keqpërdorur Shërbimin Informativ kundër kundërshtarëve politikë.

Në një përpjekje për të mbrojtur aleatin e tij politik, ai ka nxjerrë dhe identitetin e personit me inicialet I.M. në dosjen e përfolur.

Sipas tij dokumentet i ka prej dy ditësh. 

Si i mori dokumentet para dy ditësh, kreu i PD? Autoriteti i Dosjeve e ka të ndaluar shpërndarjen e asaj që cilësohet si sekret shtetëror, siç është në këtë rast dosja e Ilir Metës.

Kjo të çon logjikisht në atë që është thënë edhe më parë, Berisha e ka pasur me kohë dosjen e Ilir Metës.

“Pas verifikimit të dokumenteve unë deklarova dy ditë më parë që gjithçka është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Dje pasdite dhe sot unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shëmtuar, Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon e-mail-in e ka të qartë se I. M. është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe s’ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë ditur këta", tha Berisha.

 


Video