
Shënim: Ilir Meta ka nisur aksionin e vetë opozitar me thelb luftën anti korrupsion. Shumë janë habitur nga kjo nismë pasi ai është figurë tejet e akuzuar për korrupsion dhe jo rrallë herë i kapur dhe me prova siç ishte rasti me Dritan Priftin.
Por ditën e sotme Prokuroria Speciale kërkoi 1 vit burg për Etjon Jokën, kandidat për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u filmua teksa jepte 100 dollarë për të blerë vota në Tiranë, por u zbulua nga një kamerë e fshehtë dhe pas shpalljen në kërkim u arrestua.
Po ashtu 1 vit u kërkua edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë paratë nga Joka.
Ndërkohë vet ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politikë.
Rasti i Jokës sot më shumë se sa fajin e tij, tregon filozofinë e partisë së Metës dhe tashmë që ka ndryshuar emrin vështirë se njerëzit e besojnë se do të ketë ndryshuar realisht.