Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se ndryshe nga pala tjetër e PD-së, nuk është një opozitë e kapur, por deri më sot, edhe pse përmend gjithmon fjalën oligarkë, emrat e tyre nuk ka "guxuar" t'i thotë.
Lidhur me këtë situatë, gazetari Bledian Koka ka deklaruar se qytetarët s’kanë nevojë vetëm të shohin një opozitë që i thërret në protestë, por duan të shohin dhe një opozitë të fortë që denoncon me emra konkretë.
“Qeveria po rikthen lojërat e fatit, amnistia fiskale, qytetarët s’kanë nevojë të shohin vetëm një opozitë që i thërret në protestë, por dhe një opozitë të fortë që denoncon me emra konkretë për ata që janë gjëma të sigurta të asgjësimit të demokracisë fundore.“-tha Koka në emisionin "Task Force".