Ambasadorja e BE-së takon Krajën dhe Manjën: Sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës së Shqipërisë drejt BE

6 September 2022, 17:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja e BE-së takon Krajën dhe Manjën: Sundimi i ligjit
Christiane Hohmann, Arben kraja dhe Ulsi Manja

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka zhvilluar këtë të martë një takim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

Pas takimeve, përmes një postimi në Twitter, Hohmann thekson se sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës së Shqipërisë drejt BE. Sipas saj, synimi kryesor mbeten rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

“Sot zhvillova takime të rëndësishme me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës së Shqipërisë drejt BE. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të shkojë përpara.

Synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t'u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. #BE është këtu për t'ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese”, shkruan Hohmann.



Video