Berisha në Memaliaj/ Socialisti mallkon Fatos Nanon: Pse na e solle peshqesh Ramën?

7 October 2022, 11:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha në Memaliaj/ Socialisti mallkon Fatos Nanon: Pse na e solle
Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim në Memaliaj dhe dëgjoi hallet dhe problemet e qytetarëve. Gjatë diskutimeve, kryedemokratin e së djathtës e habiti një socialist. Ai tha se quhet Agim Kaçi dhe se ishte socialist i vjetër. Qytetari tregoi problemet dhe nuk i kurseu akuzat për Edi Ramën, por as mallkimet për Fatos Nanon, që solli kryeministrin e sotëm në PS.

“Jam socialist 24 karat, socialist dhe jo hajdut. Na u bë peshqesh. Ai gati në të vdekur është…Fatos Nano, që mbase i del shpirti. Ishte mirë atje ku ishte. Punonte jashtëzakonisht mirë atje nga kanalet.

Se nga na erdhi, na u bë peshqesh. Jetojmë keq. Këtu rinia mbahet nga pensionistët. Vjen djali dhe më thotë “më jep një mijë lekë o baba se do pi një kafe”. Vetë me ilaçe, gruaja me ilaçe, mjerimi i tejskajshëm. Po zotëria jote të merret me Elisën dhe Taulantin më turp nuk ka. Hapu dhe të shikojmë. Rrojmë keq.

Bashkia është përtokë. Ka mbledhur ca gra, lart poshtë, 30-40 gra pa asnjë lloj pune. “Ke bërë gabim që ke mbajtur gjarpërinjtë, mos i thuaj Alibeaj atij, por Alibujku. Thonë që Berisha është burrë i lig. Kush të pruri në 2005 në pushtet, të solli populli. PD-në vetëm ti e sjell PD-në në pushtet” tha ai.


Video