Gafa e Partisë së Lirisë/ PES i anuluan kërkesën për të qenë në Kongres, PL konfirmon e-mailin

6 October 2022, 15:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gafa e Partisë së Lirisë/ PES i anuluan kërkesën
Ilir Meta

Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai është përjashtuar nga Kongresi i Partive Europiane Socialiste që pritet të mbahet në 14-15 tetor. 

Në një reagim që Partia e Lirisë bëri pas lajmit, në tentativë për ta përgënjeshtruar atë duke e quajtur gënjeshtër, në fakt e pohoi.

“Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”, thotë Partia e Lirisë në një reagim.

Nga faksimilen e botuar shihet në pamje vetëm një adresë email-i që PSE i ka kthyer përgjigje: kokretisht [email protected]. Në foton që Report Tv publikoi, nuk duken se cilat janë 3 adresat e tjera elektronike të cilave u është dërguar përgjigjja e PSE (pasi lexohet vetëm, “3 more”, pra 3 të tjera)

Gafa e Partisë së Lirisë/ PES i anuluan kërkesën

Por në fakt, kur ky email nuk ekziston dhe është i rremë, si mundet Partia e Lirisë të dijë që përgjigjja e PSE i ka shkuar edhe Ralf Gjonit dhe Monika Kryemadhit, kur emailet e tyre nuk dukeshin në facsimile? (pasi lexohej 3 të tjera)

Më tej, Partia e Lirisë thotë në reagim: “Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri".


Video