“Afërsia me partinë tuaj, historike”, Giorgia Meloni i dërgon letër Berishës: Fitorja e qendrës së djathtë të shërbejë si shpresë për ...

6 October 2022, 16:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Afërsia me partinë tuaj, historike”, Giorgia Meloni i
Giorgia Meloni dhe Sali Berisha

Kryeministrja e re e Italisë Giorgia Meloni, i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ku e ka falenderuar për mesazhin e urimit.

Kryetarja e partisë "Vëkllezërit e Italisë" shkruan se shpreson se fitorja e forcës politike që ajo drejton të jetë shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë.

Afërsinë me Partinë Demokratike, Meloni e konsideron historike, të rëndësishme dhe mjaft thelbësore për të bërë të mundur miqësimin e dy popujve. Ajo ka siguruar Berishën se ka mbështetjen e qeverisë së ardhshme italiane.

Letra:

I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.

Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë,
Giorgia Meloni

“Afërsia me partinë tuaj, historike”, Giorgia Meloni i


Video