Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beriasha i cilësoi ndërtesat e larta në Tiranë si “lugetër pa drita” dhe “monumente të vjedhjes e korrupsionit”.
Duke folur për investimet, kryedemokrati theksoi në konferencën për shtyp se pjesa më e madhe e tyre janë blerë nga paratë e krimit.
Berisha: Investimet kanë zbritur nga 1 miliardë e 600 milionë në 800 milionë. Me 800 mln e tjera investime, 32 përqind e tyre janë blerje apartamentesh dhe katesh nga shqiptarët jashtë vendi në Shqipëri. Pra, shihen kullat, të gjitha katet në tërësi pa drita. Janë krijuar lugetërit pa drita në Tiranë. Çfarë janë këta lugetër, monumente të vjedhjes e korrupsionit,. Nuk janë të pashitura, por të blera e të kyçura ga grupet më së shumti kriminale, por edhe qytetarë të ndershëm. Por dyert e mbyllura nuk krijojnë punësim, prodhim, janë pasur e ngrirë dhe me një fjalë, sigurisht që janë të ardhura se merren taksat, por asgjë nuk sjellin. Pra ngelen gjithsej më pak se 18 përqind apo më pak se 300 milionë. Nga 1 miliardë e 600 mln që janë investime, 300 milionë kanë qenë investimet në vitin 2004. Ky ka vetinë e paturpësisë që të gënjejë për cdo gjë.