Kryeministri Edi Rama theksoi në Samitin e Diasporës se pandëshkueshmëria në Shqipëri ka marrë fund, duke i dhënë fund, sipas tij, kohës kur ligji vepronte vetëm për të dobtin ndërsa i forti e sfidonte.
Në fjalën e tij, ai theksoi se pandëshkueshmëria tashmë është vetëm një mit.
Sipas tij, drejtësia është më e pavarur se kurrë sikurse nuk ka qenë që nga viti 1912 e deri kur PS, sipas tij, me vullnetin e saj i dha shpatën për të vepruar.
“Atëherë kur ne u mblodhëm për herë të parë, Shqipëria njihej botërisht dhe ishte e damkosur nga BE si atdheu i pandëshkueshmërisë ku ligj vepronte vetëm ndaj të dobtëve dhe ku çdo i fortë sfidonte ligjin. Sot pandëshkueshmëria është mit i së kaluarës dhe sot Shqipëria është vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është pavarur siç nuk ka qenë që në krye të herës, nga 1912 deri kur ne me vullnet të plotë i dorëzuam asaj shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi të barabartë për të gjithë”, tha Rama.