Berisha: Rama bëri dhjetëra orë telefonata me zyrtarë evropianë, por s’arriti ta shmangte dot bllokimin e raportit IBAR!

13 Prill 2026, 14:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se pavarësisht telefonatave të tij me zyrtarë evropianë, nuk arriti dot që ta shmangte bllokimin e raportit IBAR nga disa vende të BE.

Në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha përmendi bllokimin e arrestimit të ish zv kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, pasi socialistët, me votat e tyre nuk lejuan heqjen e imunitetit si deputete.

Sipas tij, Rama e bëri këtë gjë pasi në 60 përqind të dosjes përmendet vetë ai.

“Sot udhëkryqi në të cilin e ka vendosur regjimi Shqipërinë po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm, më i rrezikshëm se kurrë më parë. Edi Rama, pas faktimit, pas dokumentimit të implikimit të tij direkt në një mori aferash korruptive, në dosjen Balluku dhe jo vetëm, pas faktimit dhe dokumentimit se AKSHI është kopshti privat në fakt është gropa e zezë e Lindave të Ramës dhe vetë atij, vendosi në një akt të pashembullt t’i mbyllë dyert drejtësisë. Të hedhë në kosh kërkesën për arrestimin e Lubi Ballukut duke qenë i bindur se do të ishte radha direkte e tij. Pasi dosja Balluku, me mbi 60 përqind ishte vetëm dosja Rama.”, tha Berisha.

Më pas, u ndal edhe te AKSHI, teksa tha se me familjarët e tij kanë vjedhur miliona euro, “nëpërmjet famozit baxhanak Armand Frangu”.

“E njëjta gjë AKSHI. Mirlinda e tij e gjorë, me 4 vila, por jeton në një apartament me qira nuk është gjë tjetër, vetëm prestonomi i gjysmës së tij më të mirë, Lindës së Surrelit. Pasi AKSHI, në këtë agjenci publike, familja e tij, ka grabitur qindra milionë euro nëpërmjet famozit baxhanak Armand Frangu. Të dyja këto dosje tashmë dosje ndërkombëtare. Janë të depozituara në të gjitha kancelaritë e mëdha të Evropës dhe botës. Për të shpëtuar lëkurën e tij, shqiptarët duhet ta dinë se diktatorët dhe narkodiktatorët për të shpëtuar lëkurën janë të aftë të ndërmarrin çdo vendim, nuk njohin asnjë interes tjetër përveçse të vetit, kështu që pavarësisht nga paralajmërimet e hapura ndërkombëtare dhe të përsëritura që mori, ai përdori 83 mandatet e krimit për t’i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe familjarët e tij.”, shtoi Berisha.

Sipas tij, Rama ka tentuar që të bëjë shumë telefonata me zyrtarë evropianë për të penguar bllokimin e raportit të IBAR nga disa vende të BE.

Sfidë të hapur që iu bëri qytetarëve duke provuar se vjedhjet e tij nuk mund të dënohen e gjykohen, Ai krijoi apo solli një bllokim të një raporti në KE që është raporti IBAR, raporti i ndërmjetëm, jo përfundimtar. Ky raport për Shqipërinë ka ngelur në klasë, me gjithë telefonatat e tij, janë dhjetëra orë me zyrtarë evropianë, ai nuk ka arritur, përkundrazi numri i vendeve, të cilat kanë kundërshtuar votimin e këtij raporti ka ardhur në rritje, por edhe numri i çështjeve që vendet kanë ngritur për Shqipërinë ka ardhur gjithnjë e në rritje. “, u shpreh Berisha.


Video