Begaj pret në Presidencë Ambasadoren Kim: Biseduam për çështje të rëndësishme

29 September 2022, 13:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Begaj pret në Presidencë Ambasadoren Kim: Biseduam për
Presidenti Begaj dhe ambasadorja e SHBA, Kim

Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin e Republikës Bajram Begaj. 

Pas përfundimit të takimit, Presidenca bën me dije përmes një njoftimi për mediat se të dy palët kanë shprehur vlerësimin për partneritetin strategjik mes dy vendeve, si dhe kanë diskutuar çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh, si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti sot në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh. S. Znj. Yuri Kim.

Gjatë takimit, të dy palët shprehën vlerësimin për partneritetin strategjik mes dy vendeve tona, si dhe diskutuan çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh, si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Gjithashtu, në kuadër të mandatit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit, u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm mes dy vendeve.

Të dy palët shprehën vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet edhe në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.


Video