Takimi me diplomatët perëndimorë për amnistinë fiskale, reagon BE: Kemi shqetësime serioze!

29 September 2022, 12:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi me diplomatët perëndimorë për amnistinë fiskale,
Ambasadorët

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar pas takimit mes diplomatëve perëndimor në Tiranë me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ministren e Financave Delina Ibrahimaj ku fokusi i bisedës ishte draftin aktual i ligjit për amnisti fiskale.

BE thekson edhe një herë se ka shqetësime serioze mbi këtë draft dhe se do  të vazhdojë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, citohet të ketë thënë delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Kujtojmë se ky takim u thirr ditën e djeshme nga vetë kryeministri Edi Rama, por ai vetë nuk ishte prezent në mbledhje duke dërguar Ballën dhe Ibrahimajn.


Video