Përfundon takimi, Rama thërret ambasadorët në mbledhje dhe nuk iu shkon vetë, kë dërgoi

29 September 2022, 11:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon takimi, Rama thërret ambasadorët në mbledhje dhe
Ambasadorët

Ka përfunduar para pak minutash takimi i mbajtur në "Vilën 30" mes ambasadorëve të huaj në Tiranë me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ministren e Financave Delina Ibrahimaj si dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Ky takim u thirr ditën e djeshme nga vetë kryeministri Edi Rama, por ai vetë nuk ishte prezent në mbledhje duke dërguar Ballën, Ibrahimajn dhe Xhaçkën.

Mësohet se në fokus të bisedës ishte projektligji i qeverisë për amnistinë fiskale, një nismë e Qeverisë që po kundërshtohet fort nga ambasadorët, por kryeministri Edi Rama duket i vendosur për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarë.

Të pranishëm në takim ishte ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Britani-së, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Suedisë.



Video