Tom Doshi mesditën e sotme është fiksuar nga kamerat duke u futur në Kryeministri. Takimi vjen një ditë pasi Edi Rama nisi lëvizjet për të përcaktuar kandidatët për zgjedhjet lokale.
Po ashtu edhe ndryshimit të disa drejtuesve të qarqeve, Doshi është i interesuar për bastionin e tij, Shkodrën. Nga kryeqendra e veriut u largua Edona Bilali dhe u vendos Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021, Tom Doshi arriti të marrë tre mandate nga votat e grumbulluara në qarkun e Tiranës dhe Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë dijeni për vizitën e Tom Doshit në kryeministri, pak para mbledhjes së qeverisë.
“Nuk kam asnjë dijeni për këtë dje se kush hyn dhe kush del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hyj nga diku dhe kam pjesën time të punës. Është detyra juaj të përgjoni kush hyn e kush del”, tha Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi doli nga mbledhja e qeverisë.